Kandidati për deputet nga AAK, Lahi Ibrahimaj, ka marrë pjesë në turnirin tradicional në nderim të dëshmorëve,raporton GazetaBlic.
Brahimaj falënderon të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe të gjithë ata që kontribuan për këtë turnir i cili tashmë do të jetë tradicional.
Ai thotë se ky angazhim nderon të rënët për liri.
Postimi i plotë:
Sot u mbajt turniri tradicional në nderim të dëshmorëve të Brigadave 132 dhe 135, të cilët prehen në Kompleksin Memorial në Shqiponjë. Në këtë turne morën pjesë tetë ekipe:
• KF Prishtina -Prishtinë
• KF Rilindja -Prishtinë
• KF Drita-Gjilan
• KF Gjakova-Gajakovë
• KF Liria-Prizren
• KF Peja-Pejë
• KF Dardana10-Dardanë
• KS Erzeni-Shijak
Vendin e parë : Rilindja-Prishtinë
Vendin e IItë : Erzeni-Shijak
Vendin e IIItë: Gjakova-Gjakovë
Vendin e IVtë: Peja-Pejë
Falënderoj ekipet pjesëmarrëse dhe të gjithë kontribuuesit për këtë turnir i cili do të jetë tradicional.
Në veçanti falënderoj organizatorët Gzim Daka dhe Idriz Brahimaj si dhe kryetarin e FFK Agim Ademi.
Ky angazhim, nderon të rënët për liri.