Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, ka zhvilluar takim me banorët e Jabllanicës, Zhabelit, Bardhaniqit, Gërgocit dhe Kralanit.
Brahimaj tha se ndanë shqetësimet dhe diskutuam për sfidat që prekin këto vendbanime më vlerë historike.
Ai tha se vizioni i tyre për një Kosovë Fituese mbështetet pikërisht në zhvillimin e zonave rurale.
“Vizioni ynë për një Kosovë Fituese mbështetet pikërisht në zhvillimin e zonave rurale dhe potencialin e pashfrytëzuar të këtyre viseve. Bujqësia dhe blegtoria këtu kanë traditë shekullore, dhe me politika të duhura mbështetëse, mund të shndërrohen në gjeneratorë të zhvillimit ekonomik” shrkuan Brahimaj raporton “Gazeta Blic”.
‘Zotimi im dhe i AAK-së mbetet i palëkundur – të krijojmë kushte optimale për çdo fshat të Kosovës’ shkruan Brahimaj.
Postimi i plotë:
Bashkë me banorët e Jabllanicës, Zhabelit, Bardhaniqit, Gërgocit dhe Kralan it, shumica luftëtarë, invalidë të luftës e familjarë të çlirimtarëve, ndamë shqetësimet dhe diskutuam për sfidat që prekin këto vendbanime më vlerë historike.
Vizioni ynë për një Kosovë Fituese mbështetet pikërisht në zhvillimin e zonave rurale dhe potencialin e pashfrytëzuar të këtyre viseve. Bujqësia dhe blegtoria këtu kanë traditë shekullore, dhe me politika të duhura mbështetëse, mund të shndërrohen në gjeneratorë të zhvillimit ekonomik.
Zotimi im dhe i AAK-së mbetet i palëkundur – të krijojmë kushte optimale për çdo fshat të Kosovës, duke siguruar infrastrukturë moderne, përkrahje për fermerët dhe mundësi të barabarta zhvillimi për rininë. Forca e Kosovës qëndron në rrënjët e saj.
Kosova Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣
Ramush Haradinaj 1️⃣
Lahi Brahimaj 9️⃣0️⃣