Lajme

Lahi Brahimaj: Programi ynë për Kosovën Fituese gjeti mbështetje të fuqishme në Damjan të Gjakovës

01/27/2025 20:11
nga:G B

Kanddiati për deputet i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka thënë se Bashkësia lokale e Damjanit në Gjakovë dëshmoi edhe një herë frymën e pathyeshme të qytetarisë aktive dhe përkushtimin e palëkundur për një Kosovë të fortë, raporton Gazeta Blic.

“Programi ynë për Kosovën Fituese gjeti mbështetje të fuqishme në këtë komunitet vital, që me punë e përkushtim po ndërton të ardhmen. Damjani përfaqëson më së miri vlerat e punës, traditës dhe vizionit për përparim – themelet mbi të cilat do të ndërtojmë suksesin e përbashkët”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Bashkësia lokale e Damjanit në Gjakovë dëshmoi edhe një herë frymën e pathyeshme të qytetarisë aktive dhe përkushtimin e palëkundur për një Kosovë të fortë. Në bisedë të hapur me banorët, ndamë së bashku vizionin për zhvillimin e hovshëm ekonomik dhe transformimin e zonave rurale në qendra të gjallërimit shoqëror.

Programi ynë për Kosovën Fituese gjeti mbështetje të fuqishme në këtë komunitet vital, që me punë e përkushtim po ndërton të ardhmen. Damjani përfaqëson më së miri vlerat e punës, traditës dhe vizionit për përparim – themelet mbi të cilat do të ndërtojmë suksesin e përbashkët.

Për Kosovën Fituese

Ramush Haradinaj

Lahi Brahimaj