Lahi Brahimaj i AAK-së, ka përkujtuar sot heroin Sadri Zeneli, duke e cilësuar atë si “babain e rezistencës” në Jabllanicë, raporton GazetaBlic.
Brahimaj theksoi se Zeneli ishte një strateg dhe vizionar, i cili nga vitet ’90 udhëhoqi rezistencën, duke frymëzuar një brez luftëtarësh për liri.
Ai gjithashtu nderoi bashkëluftëtarët e rënë në të njëjtën ditë, duke përfshirë Ali Ramën, Ramë Mehmeti, Islam Ademaj, Lan Rexhaj, Bajrush Mehmeti, Arben Mehmeti, Fitim Rexha dhe Ukshin Hamza, duke theksuar se sakrifica e tyre është shembull i guximit dhe përkushtimit për një të ardhme më të mirë.