Lajme

Lahi Brahimaj pas tubimit në Malishevë: Zëri i qytetarëve është për Kosovën e sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar

01/26/2025 17:11
nga:Lorik J

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së me numër 90, Lahi Brahimaj ka falënderuar të gjithë që sot i përkrahën në tubimin e madh në Malishevë.

Ai thotë se sot u takua me ish bashkëluftëtarë, trima e guximtarë që i përkrahën fuqishëm për Kosovën e sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar, shkruan GazetaBlic.

Ja postimi i Lahi Brahimajt:

“Malisheva, ku historia dhe e ardhmja takohen, dikur ishte shtëpia ime e dytë, kur në cilësinë e anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm, pata nderin të njoh bashkëluftëtarë trima e guximtarë, krah për krah në istikamet e mbrojtjes së Atdheut.
Edhe sot u prita nga ta me të njëjtën ngrohtësi e vendosmëri dhe dëgjova zërin e tyre, fuqishëm për Kosovën e sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar.
Ju faleminderit nga zemra, sot e gjithmonë 🇦🇱
1️⃣3️⃣7️⃣ Për Kosovën Fituese
1️⃣ Ramush Haradinaj
9️⃣0️⃣ Lahi Brahimaj”, shkruan ai.

/GazetaBlic