Lajme

Lahi Brahimaj nga Rahoveci: Fryma e fitores po përfshin tërë Kosovën, ka ardhur koha për rimëkëmbje ekonomike dhe zhvillim të hovshëm

02/06/2025 20:05
nga:Lorik J

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj me numër 90’të ka ndarë imazhe nga tubimi në Rahovec.

Brahimaj thotë se kjo komunë e dëshmoi mobilizimin historik, pasi ka ardhur koha për rimëkëmbje ekonomike dhe zhvillim të hovshëm, shkruan GazetaBlic.

Ja postimi i Brahimajt:

“Rahoveci dëshmoi edhe një herë forcën e pathyeshme të vullnetit qytetar! Energjia e jashtëzakonshme e mijëra qytetarëve të mbledhur sonte në Malësinë e Vogël, konfirmoi vendosmërinë për një Kosovë Fituese.
Me këtë mobilizim historik, Rahoveci po dërgon mesazhin e qartë se ka ardhur koha për rimëkëmbje ekonomike dhe zhvillim të hovshëm. Bashkë me fermerët, vreshtarët dhe ndërmarrësit e Rahovecit, do të realizojmë potencialin e plotë të kësaj zone të bekuar.
Fryma e fitores po përfshin tërë Kosovën. Më 9 shkurt, me votën tuaj, do të hapim kapitullin e ri të zhvillimit dhe prosperitetit, të Kosovës ku fitojnë të gjithë.
Për Kosovën Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣
Ramush Haradinaj 1️⃣
Lahi Brahimaj 9️⃣0️⃣”, ka shkruar ai.

/GazetaBlic