Ish-deputeti dhe njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka kujtuar datën e pafajësisë së tij, të Ramush Haradinajt dhe Idriz Balajt në Hagë.
Përmes një postimi, Brahimaj e ka cilësuar këtë datë si të rëndësishme jo vetëm për familjen e tij, por për të gjithë shqiptarët, duke theksuar se rrugëtimi i tij ishte i vështirë, por i përshkuar me vendosmëri në mbrojtje të së vërtetës, lirisë dhe dinjitetit të popullit shqiptar.
Ai, po ashtu, ka shprehur urimin që edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, të cilët po përballen me procesin e rigjykimit në Hagë, të kthehen të pafajshëm në Kosovë.
“Krenar për rrugëtimin tim dhe për të gjithë ata që qëndruan pranë meje”, ka shkruar Brahimaj.


