Ish- gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj në një rrëfim ekskluziv për Kanal10, ka thënë se një nga momentet me të rënda për të, gjatë kohës së luftës, ka qenë momenti kur është vrarë Luan Haradinaj.
Ai ka thënë se ka mbetur i shokuar kur e ka kuptuar lajmin për vrasjen e tij.
“Për mua më e rënda ka qenë kur është vrarë Luani, që ka qenë pothuajse ushtari i parë që është vrarë në zonën kufitare, ka qenë më e rënda dhe në një farë forme ne të gjithë e kemi pasur si idol Luanin dhe ajo ka qenë një vramje e shpresës. Lajmin e kam marrë nga Dauti, ka qenë një shok për mua”, ka thënë Barahimaj.
Tutje, ai ka rrëfyer se një tjetër moment i rëndë ka qenë kur në shtator të 98-ës kur një pjesë e madhe e ushtarëve i lanë armët dhe ikën për Shqipëri në mënyrë të organizuar.


