Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, ka zhvilluar sot takime me qytetarë.
Ai tha se në çdo lagje të Gjakovës dhe në çdo bashkësi lokale të Klinës, vërehet vendosmëria e qytetarëve për ndryshim.
“Takimet e përzemërta me banorët e lagjeve të Gjakovës; Bllok i Ri, Çarshi e Vogël e Gece, si dhe me bashkësinë lokale të Sferkës së Gashit në Klinë, dëshmojnë fuqishëm se Kosova Fituese është zgjedhja e popullit” shkruan Brahimaj raporton “Gazeta Blic”.
Brahimaj potencoi se ‘bashkë me qytetarët po ndërtojmë një vizion të qartë për një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë’
Kujtojmë se Brahimaj kandidon në këto zgjedhje me numrin 90.
Postimi i plotë:
Në çdo lagje të Gjakovës dhe në çdo bashkësi lokale të Klinës, vërehet vendosmëria e qytetarëve për ndryshim. Takimet e përzemërta me banorët e lagjeve të Gjakovës; Bllok i Ri, Çarshi e Vogël e Gece, si dhe me bashkësinë lokale të Sferkës së Gashit në Klinë, dëshmojnë fuqishëm se Kosova Fituese është zgjedhja e popullit.
Bashkë me qytetarët po ndërtojmë një vizion të qartë për një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë. Mbështetja juaj është energji shtytëse për realizimin e projektit tonë kombëtar – anëtarësimin e drejtpërdrejtë në NATO përmes Planit Aksional, për një të siguri të përhershme dhe jetë më të mirë për të gjithë.
Kosova Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣
Ramush Haradinaj 1️⃣
Lahi Brahimaj 9️⃣0️⃣