Sporti

Lady Gaga zbulon se kishte veshur një fustan antiplumb gjatë inaugurimit të Joe Biden

11/09/2021 12:19
nga:Genita C

Lady Gaga ka zbuluar se ajo kishte veshur një fustan antiplumb, gjatë shfaqjes së saj në inaugurimin e Presidentit Joe Biden, më 20 janar 2020. 

Këtë e tha ajo gjatë një interviste për Vogue britanike

Performancën në inaugurimin e 59-të presidencial, Gaga e quajti si një nga ditët më krenare të gjithë jetës së saj.

 

 

Po ashtu ajo zbuloi se fustani mahnitës me ngjyrë blu dhe i kuq që kishte veshur nga Schiaparelli, ishte i hekurt.

Gaga u ngjit në skenë në inaugurim dhe këndoi pak para se të betohej nënpresidentja Kamala Harris.