Laçi ka marrë një fitore të madhe ndaj Kukësit.
Skuadra e Shpëtim Duros ka mposhtur Kukësin me rezultatin 2-0, për të marrë tre pikë të mëdha dhe për të vazhduar tutje garën për titullin kampion, shkruan GazetaBlic Sport.
Regi Lushkja ka shënuar dy gola për t’i dhuruar fitoren “Kurbinasve”.
Laçi tani ndodhet në pozitën e tretë në tabelë me 53 pikë, kurse Kukësi në vendin e gjashtë me 36 pikë.
Teuta ndodhet në vendin e parë me 55 pikë – kurse Partizani në vendin e dytë me 54 pikë, ndërkohë Vllaznia pozicionohet në vendin e katërt e Tirana e pesta me 50 pikë.
Më poshtë keni renditjen tabelare:



