Sporti

Laçi: Është radha jonë të ikimin në Europian, duam vendin e parë në grup

10/17/2023 20:12
nga:Lorik J

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore në miqësoren e sotme ndaj Bullgarisë.

Shqipëria ka fituar sonte ndaj Bullgarisë në ‘Air Albania’ me rezultatin 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Laçi pas ndeshjes u shpreh i lumtur me fitoren dhe me golin e shënuar në këtë ballafaqim.

“Jam gjithmonë gati për më fton kombëtarja, jam i lumtur me golin. Duhet të jemi në çdo ndeshje gati, kemi përpara ndeshje të vështira, që duhet t’i fitojmë për të shkuar në Europian”, tha Laçi për Super Sport.

“Është radha jonë të ikim për Europian. Jam shumë i kënaqur këtu. Duam Europianin dhe vendin e parë në grup”, përfundoi Laçi.

/GazetaBlic Sport