Sporti

Labinot Tahiri reagon ashpër ndaj FC Ferizajt, akuzon se politika ndërhyri në ndarjen e mirënjohjeve

12/17/2021 13:33
nga:Mergim Rreci

Këngëtari dhe humanisti, Labinot Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj klubit të Ferizajt.

FC Ferizaj ka ndarë disa mirënjohje, por një gjë të tillë nuk e ka bërë edhe për Tahirin dhe fondacionin e udhëhequr nga ana e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo ka shkaktuar zemërim tek ai, ku tha se i ka dhuruar 3 mijë euro për skuadrën dhe se fondacioni meritonte të ishte në listën e mirënjohjeve në fjalë.

Madje, ai tha se politika ka caktuar se kujt t’i ndahen këto mirënjohje e kujt jo.