Showtime

Labinot Tahiri premton ‘super darkë, qengja dhe muzikë’ për policinë në veri

09/23/2021 11:44
nga:Genita C

Labinot Tahiri me premtime të mëdha në rrjete sociale.

Pasi Policia e Kosovës shkoi në veri për të monitoruar situatën e krijuar pas vënies së reciprocitetit për targat nga Serbia

Labi është mjaft aktiv në rrjete sociale ku edhe publikon imazhe apo video nga më të ndryshmet teksa edhe së fundmi ka premtuar qengja dhe darkë për policët në veri.

” DHURONI URIME E LUTJE PËR POLICINË E SHTETIT TONË.

Policia jonë krenaria e çdo familje!

Ju ruajt Zoti

Miku im, Alban Jetullahu, Komando, iu bën të fala të gjithë shokëve e kolegëve atje, edhe atyre njesiteve policore!

Kur të përfundojnë këto operacione, e bejmë nje darkë supêr të mirë me kingja e muzikë, sapo të qetsohet pandemia!

Rrnoftë , Policia jonë , Kosovë e Shqipërisë”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografive.