Showtime

Labinot Tahiri pranon mirënjohje nga kryetari i Kaçanikut

04/30/2021 16:13
nga:Genita C

Labinot Tahiri është një ndër emrat e estradës, i cili çdo herë është i angazhuar në aktivitete të shumta humanitare.

Së fundi, këngëtari u prit në takim nga kryetari i komunës së Kaçanikut, i cili ia dhuroi edhe një mirënjohje për kontributin e dhënë në humanizëm.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Sot i nderuar edhe nga Komuna e Kaçanikut, me një mirënjoheje të radhës nga kryetari i nderuar , z. Besim Ilazi!
Mirënjoheja është vlerë përshkak kontributit human nga fondacioni ynë , ku kemi shpërndarë pako ushqimore gjatë gjithë kohës se pandemisë, pa dashur të shkruaj edhe shumë të tjera raste të cilat janë të shumta në këtë komunë!
Dua ta falenderojë kryetarin e nderuar dhe komunën e Kaçanikut pêr dekoratën, dhe njiherit edhe këtë mirënjoheje e cila është e mbi 100-ta e ndajë se bashku me miliona shqiptarë të cilët përkrahin fondacionin tonë në të mirë të shqiptarëve !
Me respekt, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë”.
Kujtojmë se Labinot Tahiri pritet që së shpejti ta lansojë bashkëpunimin me Burak Vehapin. /Lajmi.net/