Një sfidë jashtëzakonisht intersante pritet të zhvillohet nesër në Ligën e Parë të Kosovës.
Dy skuadrat që po mëtojnë inkaudrimin në Superligën e Kosovës në futboll, Ferizaj dhe Vushtrria do të përballen me njëra-tjetrën.
Ferizaji ka 5 fitore rrjesht dhe është në krye të tabelës me 40 pikë, kurse Vushtrria është në vendin e dytë me 39 pikë, kjo tregon për rëndësinë e madhe të këtij takimi.
Labinot Osmani, sulmuesi i skuadrës së Vushtrrisë, tha për ‘GazetaBlic Sport’ se janë shumë të përgatitur për ndeshjen dhe se kërkojnë fitoren e madhe.
“Atmosfera është e mirë si në çdo ndeshje tjetër, ne jemi përgatitur edhe për këtë takim si për çdo ndeshje tjetër. Ne do të futemi me angazhim maksimal dhe shpresojmë për një ndeshje të mirë dhe një rezultat pozitiv. Në rast se do të arrijmë fitore, do të ishte një motivim shtesë dhe një hap i mirë drejt objektivit tonë“, tha Osmani.

Ky takim zhvillohet në ora 14:00, në stadiumin e qytetit në Ferizaj.
/GazetaBlic Sport/


