Sporti

Labinot Osmani: Do të japim gjithçka në ndeshjen ndaj Lirisë, luajmë ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të sezonit

05/19/2022 11:15
nga:Mergim Rreci

Liria dhe Vushtrria do të përballen në super ndeshjen e barazhit ditën e shtunë.

Sipas shortit të hedhur vushtrriasit do të zhvillojnë ndeshjen si mysafirë dhe tifozët do të kenë të rezervuar tribunën lindore të stadiumit “17 Qershori” në Klinë.

Në anën tjetër, adhuruesve të Lirisë do t’i takojë tribuna qendrore (Perëndimore), ndërsa edhe fanellat Liria pritet t’i ketë të bardhat e zakonshme.

‘GazetaBlic Sport’ ka kontaktuar futbollistin Labinot Osmani, me sulmuesin e Vushtrrisë që tha se janë shumë të përgatitur për këtë takim.

“Është e vërtetë që të shtunën luajmë ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Ne përpiqemi të përgatitemi sa më shumë për çdo ndeshje dhe për ndeshjen e së shtunës, por e shtuna është një ndeshje e një rëndësie të veçantë pasi është një ndeshje e karakterit final. Besoj se do japim gjithçka nga vetja për të arritur fitoren, nuk do të kursejmë asgjë për të triumfuar dhe të shohim se çfarë do të na sjellë e shtuna“, tha fillimisht Osmani.

Më pas ai pati edhe një mesazh për tifo-grupin “Forca”, atje ku kërkoj që të jenë sa më korrekt në mbështetjën e tyre, duke i’u premtuar përkushtim të plotë për ta fituar këtë takim.

“Të shtunën do të ketë një fluks të madh të tifozëve nga Vushtrria, besoj edhe nga Prizreni. Mesazhi për tifozët që të jenë sa më korrekt në mbështetjen e ekipit të tyre të zemrës. Ne u premtojmë tifozëve tanë përkushtim, luftë dhe impenjim të pashoq për t’i gëzuar në fund“, përfundoi Osmani.

Ky takim fillon në ora 15:00.

/GazetaBlic Sport/