Sporti

Labinot Ibrahimi zyrtarizohet si futbollist i skuadrës së Malishevës

01/11/2022 14:31
nga:Mergim Rreci

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Labinot Ibrahimit.

Mbrojtësi me shumë përvojë në futbollin tonë tashmë do t’i mbrojë ngjyrat e skuadrës së trajnerit, Arsim Thaçi.

GazetaBlic Sport kishte raportuar ditë më parë se ai kishte një marrëveshje me këtë skuadër dhe kjo gjë tashmë është zyrtarizuar.

Malisheva shumë pranë “goditjes” së dyfishtë në afatin kalimtar të janarit

Ibrahimi ka filluar me FC Prishtinën pastaj ka luajtur për Partizanin e Tiranës, është rikthyer përsëri në FC Prishtina. Sezonin e fundit luajti tek Arbëria.

/GazetaBlic Sport/