Showtime

Labi njofton se po distancohet nga rrjetet sociale për disa ditë

06/10/2021 15:22
nga:G C

Labinot Tahiri tha se do shkëputet për pak nga rrjetet sociale dhe do rikthehet pas disa ditëve.

Artisti i njohur i estradës tha se do rikthehet me 15 qershor në ditën kur shpreson se do fillojnë mbajtjet e mbrëmjeve muzikore në mënyrë zyrtare.

Po ashtu, Labi shtoi se se pas kësaj date do e lansojë edhe projektin muzikor në bashkëpunimi meBurak Vehapim.

Postimi i plotë i Labit pa ndërhyrje:

“A jeni mirë publik i dashur? Uroj të jeni shëndoshë e mirë. Ju falënderoj që vazhdoni ta dëgjoni këngën ‘Hajde thuaje’.

Do të pauzoj me postime deri mbas datës 15 qershor, e ku shpresojë se do fillojnë mbrëmjet ligjërisht sepse nuk kam pranuar dhe nuk kam bërë mbrëmje pa u vendos zyrtarisht e pastaj shihemi me emrin e Zotit.

Me Instagram do të pauzojë derisa ta postojmë klipin e radhës me Burakun një këngë tepër të fuqishme e titulluar ‘Për xhanin shumë kam pi’.

Ju shkoftë dita e mbarë, java e muaji.

Me ju Labi”./Lajmi.net/