Showtime

La pas edhe Cristiano Ronaldon, kjo këngëtare është personi më i kërkuar në Google për vitin 2021

12/23/2021 10:13
nga:Donika Fetahu

Edhe pse nuk është aktive sa i përket projekteve të reja muzikore e koncerte Britney Spears është personazhi më i kërkuar në Google për vitin 2021.

Këngëtarja e ka kaluar edhe Cristiano Ronaldon, i cili është  i dyti në këtë listë, shkruan GazetaBlic.

Kurse personazhi i tretë është aktorja e njohur Megan Fox, pastaj Elon Musk e Scarlet Johansson.Gjithashtu në mesin e 10 personave më të kërkuar janë edhe Kim Kardashian, Meghan Markle, BTS, Ariana Grande dhe Kylie Jenner./GazetaBlic/