Sporti

La Liga me një postim special për Vedat Muriqin

08/27/2022 23:46
nga:E K

Mallorca arriti fitore në udhëtim ndaj Rayo Vallecanos.

Skuadra ku luan Vedat Muriqi shënoi fitore me rezultat 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Muriqi ishte realizatori i parë i mbrëmjes, duke shënuar golin e dytë në sezon në La Liga këtë edicion.

Pas këtij goli La Liga i ka kushtuar një postim special sulmuesit kosovar.

“Eja fluturo me mua”, shkroi La Liga, duke ia bashkangjitur fotografinë e Muriqit në momentin e golit.

/GazetaBlic Sport/