Sporti

La Liga i ka dhënë dritën jeshile Barcelonës për të regjistruar Kounde pa shitjen e asnjë lojtari

08/26/2022 18:25
nga:E K

Pas disa ditësh pritje, ka ardhur momenti që Jules Kounde të jetë zyrtarisht lojtar i Barcelonës.

Së shpejti, klubi katalanas mund të llogarisë shërbimet e qendërmbrojtësit të ardhur nga Sevilla.

Sipas gazetarit Gerard Romero, La Liga i ka dhënë dritën jeshile Barçës për të regjistruar Kounde, ende pas shitur asnjë lojtar.

Francezi pritet të jetë në urdhërat e Xavi-t për herë të parë në ndeshjen ndaj Real Valladolid.