Sporti

La Liga e “dënon” ashpër krijimin e Superligës Evropiane

04/19/2021 12:27
nga:Mergim Rreci

LaLiga ka lëshuar një deklaratë duke dënuar Superligën Evropiane të shkëputur si ‘një propozim egoist, i krijuar për të pasuruar më tej tashmë super të pasurit ‘.

Super League u krijua mbrëmë me 12 klube themeluese, duke përfshirë tre nga Serie A – Juventus, Milan dhe Inter.

Treshja spanjolle Atletico Madrid, Real Madrid dhe Barcelona janë gjithashtu midis anëtarëve themelues, me gjashtë klube nga Anglia: Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham Hotspur, përcjell GazetaBlic.

UEFA ka dalë fuqimisht kundër Superligës, në një deklaratë që kishte mbështetjen e ligave vendase. LaLiga ka lëshuar të hënën një deklaratë të mëtejshme, duke shprehur kundërshtimin e tyre të plotë ndaj këtij veprimi të klubeve.