Showtime

Kylie Jenner pozon totalisht e zhveshur dhe jep një lajm për fansat

08/04/2021 09:41
nga:Genita C

Që motrat Kardashian-Jenner dinë ta tërheqin vëmendjen në çdo lloj mënyre kjo është pak, por e sigurt! Së fundmi, Kylie Jenner i ka surprizuar të gjithë teksa ka pozuar totalisht e zhveshur dhe e lyer me një bojë në ngjyrë floriri në gjithë trupin.

Me këto foto ajo ka paralajmëruar hedhjen në treg të produkteve të reja të kozmetikës. Ato do të publikohen për ditëlindjen e saj, në datë 10 gusht.

Ajo u shpreh shumë entuziaste për ditëlindjen dhe këtë vit feston 24-vjetorin e lindjes. Milionerja ka zgjedhur pikërisht floririn 24-karat si tematikë për ditëlindjen, duke qenë se këtë vit bën 24 vjeçe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kylie ? (@kyliejenner)