Showtime

Kylie Jenner dhe Travis Scott ndryshojnë emrin e djalit pas një muaji, ai nuk quhet më Wolf

03/22/2022 09:25
nga:Donika Fetahu

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë vendosur të ndryshojnë emrin e djalit të tyre të porsalindur.

24-vjeçarja bëri një njoftim në InstaStory të hënën(21 mars) duke zbuluar se djali i saj, i lindur muajin e kaluar, nuk do të quhet më Wolf.

“Sa për informacionin tuaj emri i djalit tonë nuk është më Wolf”, shkroi Kylie, duke iu referuar fëmijës së saj të dytë me partnerin Travis Scott.

“Thjesht nuk ndiheshim sikur ishte ai. Thjesht doja ta ndaja sepse vazhdoj ta shoh emrin Wolf kudo”, shtoi ajo.

Nëna e dy fëmijëve nuk bëri të ditur emrin e ri të foshnjës së saj, apo nëse emri i tij i mesëm Jacques po ndërrohet gjithashtu, shkruan People.

Njoftimi i saj erdhi vetëm disa orë pasi Kylie shfaqi premierë një video të re në YouTube kushtuar të porsalindurit të saj, të titulluar “Për djalin tonë” (To Our Son).

Klipi i ëmbël përmbante pamje gjatë gjithë rrugëtimit të shtatzënisë së Kylie-t, që nga momenti kur nënë e saj, Kris Jenner mësoi lajmin e lumtur, deri te pamjet nga dhoma e lindjes pak para se të lindte djali i saj.

Së bashku me mjekët e saj dhe Scott, 30, Kris ishte gjithashtu në krah të Kylie për ditën e madhe.

Në video, Kylie regjistroi veten e ulur në shtratin e spitalit, duke përqafuar barkun e saj të rrumbullakosur teksa përgatitej për të mirëpritur fëmijën e saj.

“A jeni gati të keni një fëmijë tjetër?”, pyeti ajo Scott, i cili u përgjigj: “Unë jam gati”.

Më pas klipi është prerë në audio të momentit të lindjes së foshnjës, ndërsa një nga mjekët dëgjohen duke thënë: “Djali juaj është këtu!”.

Kujtojmë që Kylie dhe Scott, të cilët janë takuar vazhdimisht që nga Coachella 2017, janë gjithashtu prindër të vajzës 4-vjeçare Stormi.Kylie solli në jetë Stormin më 1 shkurt 2018, pas një shtatzënie shumë të fshehtë. Katër vjet e një ditë më vonë, ajo mirëpriti djalin e saj më 2 shkurt 2022.