Sporti

Kylian Mbappe vjen me huqjen e sezonit, nuk shënon në portën bosh – të gjithë mbetën të shtangur

08/29/2022 08:46
nga:L J

Kylian Mbappe bëri një gabim të tmerrshëm nga 6 metra distancë për Paris Saint-Germain kundër ish-skuadrës Monaco të dielën mbrëma.

Messi lëshoi ​​një goditje të fuqishme që goditi shtyllën, por topi u kthye në lojë dhe direkt në këmbët e Mbappe – i cili poashtu gaboi duke befasuar të gjithë – sepse mundësia për të shënuar në portën bosh ishte shumë e madhe nga ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Ishte një gabim nga Mbappe, i cili tregoi se mund t’i ndodhë më të mirëve herë pas here.

Ndeshja mes PSG dhe Monaco përfundoi me barazimin 1:1.

/GazetaBlic Sport