Sporti

Kylian Mbappe u ‘injorua’ nga trajneri i PSG-së, Luis Enrique

07/09/2025 10:42
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, bëri një koment mjaft të ashpër për yllin e madh të Real Madridit, Kylian Mbappe .

PSG dhe Real Madrid do të përcaktojnë finalistin e dytë të Kupës së Botës për Klube, transmeton GazetaBlic Sport.

Është e qartë se marrëdhënia midis Enriques dhe Mbappes nuk ishte më e mira, veçanërisht në muajt e fundit të qëndrimit të futbollistit francez në Parc des Princes.

“Mbappe është vetëm një e kaluar dhe nuk kam asgjë më shumë për të shtuar”, tha Luis Enrique, në konferencën para ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/