Sporti

Kylian Mbappe shumë i pakënaqur me PSG’në, kjo është arsyeja

10/10/2022 10:50
nga:Mergim Rreci

Kylian Mbappe nuk është aspak i kënaqur me Paris Saint-Germain për mos nënshkrimin e një sulmuesi qendror, siç kishte kërkuar lojtari përpara se të nënshkruante.

Sipas L’Equipe, një nga kërkesat e Mbappe kur rinovoi për PSG-në ishte të transferonte një sulmues qendror, sepse ai nuk ndihet mirë në atë pozicion, përcjell GazetaBlic Sport.

Skuadra pariziene kishte tentuar pa sukses të nënshkruajë Scamaccan dhe Robert Lewandowskin. Mbappe donte të luante pas sulmuesit dhe të mos ishte lojtari më i avancuar në skuadër.

Lojtari tashmë kishte thënë publikisht se i pëlqente më shumë skema e skuadrës franceze, ku Giroud është referencë në sulm dhe Mbappe ka më shumë hapësirë.

/GazetaBlic Sport/