Kylian Mbappe është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes PSG – Juventus.
Skuadra e tij, PSG ka fituar ndaj Juventusit në ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Kampionëve me rezultatin 2:1, shkruan GazetaBlic Sport.
Në këtë duel shkëlqeu i riu francez, i cili shënoi dy golat për ekipin e tij.
Mbappe shënoi në minutën e 4’të dhe në minutën e 22’të – teksa golin e vetëm për Juventusin në këtë ndeshje e realizoi, McKennie.
/GazetaBlic Sport/



