Sporti

Kylian Mbappe shkroi një faqe tjetër në historinë e Real Madridit

09/24/2025 09:02
nga:Lorik J

Kylian Mbappe shkroi një faqe tjetër në historinë e Real Madridit në fitoren 1-4 kundër Levantes në xhiron e gjashtë të La Ligës. Francezi 26-vjeçar realizoi dy gola.

Këto dy gola i lejuan atij të arrinte 38 gola në La Liga me Real Madridin në vetëm 40 ndeshje.

Një arritje që i lejoi atij të tejkalonte idhullin e tij Zinedine Zidane, i cili shënoi 37 gola në 155 ndeshje në kampionatin spanjoll.

/GazetaBlic Sport