Sporti

Kylian Mbappe pranon sfidën e garës me Usain Bolt: S’kam asnjë shans ndaj tij!

05/06/2024 11:37
nga:Lorik J

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka rënë dakord për një sfidë në sprint 100 metra me legjendën olimpike Usain Bolt, por nuk i jep vetes “asnjë shans” për të mposhtur xhamajkanin.

Ikona e vrapimit Bolt, i cili ka tetë medalje të arta olimpike në emrin e tij, së fundmi sugjeroi që fituesi i Kupës së Botës Mbappe duhet të rreshtohej kundër tij në një garë bamirësie. Ai ka folur edhe për admirimin e tij për francezin, i cili pritet të largohet nga Paris Saint-Germain për në Real Madrid këtë verë.

Mbappe i është përgjigjur këtyre pretendimeve: “Të dish që unë frymëzoj dikë të tillë është me të vërtetë kënaqësi. Unë mendoj se ai i frymëzoi të gjithë dhe secili prej jush në këtë dhomë është ngritur në mes të natës për të parë një nga garat e tij. Është e ndërsjellë! Por fillimisht fillova ta admiroj atë.”

Duke iu përgjigjur sfidës së Bolt në 100 metra, Mbappe tha se patjetër do të humbiste: “Unë nuk kam asnjë shans ndaj tij”.

/GazetaBlic Sport