Kylian Mbappe do të jetë epiqendra e ofertave nga klubet e mëdha evropiane, në këtë merkato.
Real Madrid dhe Manchester City pretendohet se janë më së afërmi për t’i siguruar shërbimet e tij, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të ketë ndonjë befasi eventuale edhe nga klubet tjera, shkruan GazetaBlic Sport.
Mbappe ka qenë vazhdimisht i monitoruar nga skuadra madrielene, madje ai kishte qenë shumë pranë kalimit tek kjo skuadër që në vitin 2014.
Në anën tjetër, Guardiola po kërkon një sulmues tipik si Kylian Mbappe dhe një ofertë dukshëm e madhe pritet të drejtohet tek bordi drejtues i klubit francez.
Mbappe ka deklaruar para disa ditësh që pas Kampionatit Evropian do të mësohet gjithçka për fatin e tij.
Një mundësi tjetër mund të jetë edhe ajo e vazhdimit të kontratës me PSG.
/GazetaBlic Sport/


