Sporti

Kylian Mbappe në dyshime për të ardhmen, presioni i ndeshjes direkte është mbi të

12/14/2021 13:03
nga:Mergim Rreci

PSG dhe Real Madrid do të përballen në raundin e parë eliminues në Ligën e Kampionëve.

I lirë për të nënshkruar me çdo klub të interesuar nga janari i ardhshëm, Kylian Mbappe ka qenë i lidhur që një kohë të gjatë me kalimin e mundshëm tek skuadra madrilene, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, sipas L’Equipe, Real Madrid do të respektojë Paris Saint-Germain dhe nuk do të vazhdojë me nënshkrimin e lojtarit deri në mars të ardhshëm, duke shmangur kështu çdo lloj polemika dhe presioni lidhur me vetë lojtarin dhe takimin vendimtar të Liga e Kampioneve në mes dy skuadrave.

Siç thuhet nga shtypi francez, ky vendim do t’u lejojë drejtuesve të PSG-së të fitojnë më shumë kohë dhe të përgatisin një sulm të fundit për rinovimin e kontratës së francezit, diçka që praktikisht është e pamundur të arrihet.

Edhe pse nuk është e mundur, për momentin, të ecim përpara me asnjë lloj skenari, gjithçka tregon se nënshkrimi i lojtarit do të ndodhë në fund të marsit, duke konfirmuar largimin e Mbappe nga PSG në qershor.

/GazetaBlic Sport/