Kombëtarja e Francës humbi dje në finalen e madhe të Botërorit ndaj Argjentinës me rezultatin 4:2 pas ekzekutimit të penalltive, pasi pas 120 minutave lojë ndeshja u mbyll baraz 3:3.
Ylli i Francës, Kylian Mbappe shkëlqeu mbrëmë ku realizoi hat-trick, megjithatë kjo nuk mjaftoi që ai dhe kombëtarja e tij të shpallen kampion bote për herë të dytë radhazi, shkruan GazetaBlic Sport.
Kylian Mbappe ka reaguar për herë të parë pas ndeshjes së djeshme, ku tha se ata do të rikthehen.
“Ne do të rikthehemi”, ka shkruar shkurtimisht Mbappe.
/GazetaBlic Sport
Nous reviendrons. ???? pic.twitter.com/Ni2WhO6Tgd
— Kylian Mbappé (@KMbappe) December 19, 2022