Skuadra e PSG u eliminua dje nga Liga e Kampionëve, pas humbjes 3:1 nga Real Madridi në “Santiago Bernabeu”.
Sulmuesi i PSG’së, Kylian Mbappe ka reaguar para pak çasteve në lidhje me këtë, ku shkroi se Liga e Kampionëve ishte objektivi për ekipin e tij, por ata dështuan, megjithatë do të mbesin të bashkuar deri në fund, përcjell GazetaBlic Sport.
Ja postimi i Kylian Mbappe:
“Kohë e vështirë.
Liga e Kampionëve ishte një objektiv i madh për ne, por dështuam.
Sezoni nuk ka mbaruar dhe çfarëdo që të ndodhë ne do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur deri në ndeshjen e fundit të sezonit. Faleminderit mbështetësve që na mbështesin dhe që bënë udhëtimin.
KY ËSHTË PARISI”, ka shkruar Mbappe.
/GazetaBlic Sport
Le message de Kylian Mbappé sur Instagram. ?? pic.twitter.com/J72kXYFE43
— Actu Foot (@ActuFoot_) March 10, 2022


