Sporti

Kylian Mbappe ia konfirmon Macronit: “Zyrtarizimi do të jetë sonte”

06/03/2024 17:05
nga:E K

Kylian Mbappe më në fund po e realizon ëndrrën fëmijërore.

Sulmuesi francez do të zyrtarizohet sonte si lojtari më i ri i Real Madridit.

Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti në fjalë, në një bashkëbisedim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Kjo bisedë është siguruar nga “RMC Sport”, gjatë vizitës së presidentit francez në kampin ku po qëndron kombëtarja e Francës para “EURO 2024”.

“A është gjithçka gati? A do të zyrtarizohet sonte?”, e pyeti Macroni lojtarin.

“Po, po, sonte do të përfundojë gjithçka”, ia ktheu Mbappe.