“Gjithmonë të njëjtat probleme, gjithmonë pa zgjidhje”, ka shkruar lojtari i PSG-së, Kylian Mbappe për rastet e racizmit duke e mbështetur bashkëkombasin e tij, Mike Maignan.
Mike Maignan, portieri i Milanit, ka vendosur të largohet nga fusha gjatë ndeshjes kundër Udineses këtë të shtunë, pasi ka dëgjuar ofendime raciste.
Portieri iu drejtua arbitrit të ndeshjes duke thënë se tifozët kundërshtarë kishin bërë gjeste dhe tinguj majmuni dhe më pas u larguan nga fusha me mbështetjen e kolegëve të tij dhe loja u ndërpre, transmeton GazetaBlic Sport.
Në fund, pas fitores 3-2 që erdhi në momentet e fundit, Rafael Leão publikoi një foto në dhomat e zhveshjes duke shkruar: “Kjo fitore është akoma më e shijshme. Jo racizmit”.
Një tjetër mbështetje e fortë vjen nga bashkatdhetari Kylian Mbappe. “Ti nuk je vetëm, Mike, ne jemi të gjithë me ty. Gjithmonë të njëjtat probleme, gjithmonë PA zgjidhje. Është shumë e tepërt. Jo racizmit”, ka shkruar ai.
Tu es très loin d’être seul Mike Maignan.
On est tous avec toi.
Toujours les mêmes problèmes et toujours AUCUNE solution.
Trop c’est trop !!!!!!!!!!!!NON AU RACISME. ⛔️✊? pic.twitter.com/uqlCLMr00x
— Kylian Mbappé (@KMbappe) January 20, 2024