Sporti

Kylian Mbappe demanton zërat e fundit, nuk ka kërkuar largimin e Neymar dhe Pochettinos

06/03/2022 13:08
nga:Mergim Rreci

Është publikuar një listë e pretenduar e largimeve nga Paris Saint-Germain, me emrat e lojtarëve që Kylian Mbappe do të kishte kërkuar që ata të mos qëndronin tek klubi.

Mes emrave janë emrat e trajnerit Mauricio Pochettino, mesfushorit portugez Danilo Pereira e deri te braziliani Neymar, transmeton GazetaBlic Sport.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Mbappe ka sqaruar me një fjalë: “Fake”, që do të thotë se kjo gjë është dezinformatë e shpikur.