Sporti

Kyle Walker drejt divorcit, gruaja e tij e ‘përzë’ nga shtëpia milionëshe

01/11/2024 09:28
nga:E K

Kyle Walker po divorcohet nga gruaja e tij Annie. Ajo njoftoi në Instagram se Walker tashmë ishte larguar nga rezidenca e tyre prej tre milionë eurosh.

“Këtë po e publikoj në përgjigje të të gjitha pyetjeve të fundit nga media për martesën time. Pas shumë vitesh martesë dhe tre fëmijëve të mrekullueshëm, kam vendosur të mos jem më me Kyle. Nuk dua të komentoj më. Për momentin kërkoj që në këtë kohë të vështirë të respektohet privatësia ime dhe tre fëmijëve tanë të vegjël”.

Kyle dhe Annie njihen për më shumë se 15 vjet. Mediat angleze pretendojnë se arsyeja e divorcit është tradhëtia e Kyle. Eni e përzuri nga shtëpia për herë të parë pesë vjet më parë kur mësoi për mashtrimin, transmeton GazetaBlic Sport.

Ylli i Cityt Walker dyshohet se kishte pasur orgji me prostituta gjatë pandemisë së koronavirusit dhe në mars të vitit të kaluar ai u pa në shoqërinë e një vajze të panjohur. Annie dhe Kyle u martuan dy vjet më parë pas 12 vitesh lidhje.

/GazetaBlic Sport/