Në moshën 36-vjeçare, Cristiano Ronaldo u rikthye te Manchester United pas gjashtë vitesh (nga 2003 në 2009) te Djajtë e Kuq dhe deri më tani ka shënuar gjashtë gola (tre në Premier League dhe po aq në Champions League) në nëntë ndeshje zyrtare.
Koleksionisti i rekordeve, bëri bujë edhe jashtë fushës, duke thyer rekorde edhe në rrjetet sociale, raporton GazetaBlic Sport.
Në të vërtetë, publikimi që ndau të enjten në Instagram duke njoftuar se partnerja e saj, modelja argjentinase Georgina Rodríguez, është shtatzënë me binjakë, tashmë ka arritur më shumë se 28 milionë pëlqime.
Është pra një rekord në atë rrjet social dhe maksimumi i mëparshëm i takonte… Lionel Messit, me 22.126.465 pëlqime kur lajmëroi kalimin nga Barcelona te PSG.
Ronaldo është, me 360 milionë, personi më i ndjekur në Instagram. 34-vjeçari argjentinas ka vetëm 278 milionë ndjekës.
/GazetaBlic Sport/


