Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar situatën aktuale politike dhe sfidën e lidershipit në Kosovë, duke theksuar se vendi ka nevojë për udhëheqje më të fortë dhe më konsistente, duke permendur, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin për të cilët tha se shpreson që do të lirohen nga Haga.
“Ishalla po lëvizi vendi e lirohen, ky vend ka problem me lidershipin. Ishalla ata po vijnë prej Hages, Kosova është duke pasur nevojë për karakter si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, sepse kur ka lider të fortë, edhe konkurrenca bëhet më e fortë.”


