Sot hidhet shorti i fazës së eliminimit në Ligën e Kampionëve.
Shorti i fazës së 1/16 të Ligës së Kampionëve do të hidhet në Nyon të Zvicrës në orën 12:00, përcjell GazetaBlic Sport.
Skuadrat që fituan grupin e tyre do të hidhen në short kundër skuadrave që përfunduan të dytat në grupin e tyre. Skuadrat nga vendi i njëjtë nuk mund të përballen mes vete.
Shortin e sotëm mund ta ndiqni direkt në kanalin Sport1 me fillim nga ora 12:00.
GazetaBlic Sport poashtu do t’iu njoftojë për të rejat e fundit nga ky short.


