Drita dhe Prishtina do të ballafaqohen sot (e dielë), në kuadër të derbit të javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.
Sfida ndërmjet gjilanasve dhe prishtinasve nisë nga ora 15:00 dhe zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Ndeshja e dy ekipeve pretendente për titull kampion përveç në Art Sport, do të transmetohet drejtpërdrejtë dhe falas edhe në Klan Kosova.
Takimi ndërmjet gjilanasve dhe kryeqytetasve mund ti jap kaheje tjetër garës për titull kampion, pasi një fitore eventuale e Dritës do të ia vështirësonte shumë punët Prishtinës, kurse triumfi i mundshëm i kryeqytetasve do ta bënte edhe me interesant ‘luftën’ për titull.
Para këtij dueli, Drita renditet e para me 64 pikë, kurse Prishtina pozicionohet e treta me 60 sosh.
Kujtojmë se Drita dhe Prishtina janë sfiduar tri herë gjatë këtij sezoni në Superligë, ku në dy takime kanë luajtur baras, ndërsa një ndeshjen e kanë fituar kryeqytetasit.
Po ashtu duhet cekuar se ekipi i drejtuar nga Zekrija Ramadani e ka mposhtur Dritën në finalen e Superkupës së Kosovës me rezultat 3-1, e po ashtu kryeqytetasit i kanë eliminuar gjilanasit edhe nga Kupa me shifrat 1-0, pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.


