Sporti

Ky televizion kosovar do ta transmetojë ndeshjen e Dritës në Conference League

10/02/2025 15:49
nga:Mergim Rreci

FC Drita e fillon sonte misionin në Conference League.

‘Intelektualët’ kanë udhëtuar drejt Finlandës, ku sonte do të përballen me KuPS nga ora 18:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por që synimi i skuadrës së Zekirija Ramadanit, është që të sigurohet një rezultat sa më pozitiv, me të dy ekipet që vijnë për herë të parë në këtë fazë të një gare evropiane.

Ky takim do të transmetohet direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK1).

/GazetaBlic Sport/