Sporti

Ky televizion kosovar do ta transmetojë meçin e Shefat Isufit

04/16/2022 19:34
nga:Mergim Rreci

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Shefat Isufi ngjitet sonte përsëri në ring.

Që nga fillimi i karrierës e deri më sot, ai ka mbi 30 fitore dhe vazhdon fuqishëm duke dhënë më të mirën nga vetja në arenat ndërkombëtare të boksit, përcjell GazetaBlic Sport.

Shefat Isufi, boksieri i cili mbanë titujt WBC, IBF, WBA Europa, WBO InterContinental, si dhe njëherë, sfidues i Titullit Botëror në versionin WBO, bokson sonte kundër Grigor Saruhanian.

Saruhanian është një boksier nga Bullgaria 35 vjeçar. Pritet të jetë një meç jashtëzakonisht interesant.

Këtë meç mund ta shikoni në televizionin kosovar ‘Kanal 10’-të.