Kombëtarja e Kosovës U21 sonte takohet me Çekinë U21 në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian 2023.
Kosova dhe Çekia takohen me fillim nga ora 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky ballafaqim do të transmetohet nga Art Motion, më saktësisht kanalet Art Sport.
Poashtu, GazetaBlic Sport do t’ju mbajë të informuar për çdo risi.


