Sporti

Ky super lojtar i Barcelonës mund të mungojë ndaj Bayernit në Champions League

12/06/2021 09:38
nga:Lorik J

Përveç rikuperimit të Ousmane Dembele, shpresa tjetër e madhe ishte se Barcelona mund të mbështetej te Ansu Fati për ndeshjen vendimtare në Allianz Arena.

Por sulmuesi ende nuk stërvitet me grupin dhe nuk do të arrijë në kohë për të marrë pjesë në ndeshjen e së mërkurës, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi u rikthye në fund të shtatorit pas dhjetë muajsh si i dëmtuar dhe në ato pak ndeshje që luajti tregoi se është një futbollist ndryshe dhe se ka objektivin që i mungon shumë skuadrës.

Pas rikthimit, ai luajti vetëm në pesë ndeshje të ligës, tre si titullar, ku shënoi tre gola. Ai shënoi kundër Levantes, Valencias dhe Celtas, ndeshje në të cilën pësoi një dëmtim muskulor.

/GazetaBlic Sport