Sporti

Ky stadium i “Euro 2020” do të lejojë 25 mijë tifozë për ndeshje

06/10/2021 15:48
nga:E K

Stadiumi Kopenhagës ka zgjeruar kapacitetet për të mirëpritur deri në 25,000 tifozë për ndeshjet në Kampionatin Evropian të UEFA-s pasi qeveria daneze lehtësoi kufizimet e COVID-19.

Numri i kapacitetit të stadiumit më parë ishte 15,900, kurse tani është zgjeruar në 25 mijë, shkruan GazetaBlic Sport.

Qeveria daneze kishte lehtësuar masat anti-Covid për të pritur tifozët për Kampionatin Evropian.

Federata daneze e futbollit e mirëpriti lajmin e qeverisë për të lehtësuar masat dhe për të lejuar tifozët t’a shijojnë “Euro 2020”.

“Finalet e Kampionatit Evropian të kësaj vere janë ngjarja më e madhe sportive në tokën daneze ndonjëherë. Kjo është arsyeja pse ne kemi punuar për më shumë se një vit për të marrë sa më shumë tifozë në stadium, ashtu siç kemi synuar gjithmonë të shpërndajmë sa më shumë bileta për tifozët tanë ”, ka shkruar Federata e Futbollit të Danimarkës.

Ndeshjet e Euro 2020 do të zhvillohen në 11 qytete në të gjithë Evropën: Kopenhagë, Londër, Mynih, Sevilje, Shën Petersburg, Romë, Budapest, Bukuresht, Baku, Amsterdam dhe Glasgow. Tifozët do të jenë të pranishëm në çdo vend, kufizimet e numrit të tifozëve dallojnë varësisht nga vendi ku zhvillohet ndeshja.

/GazetaBlic Sport/