Sporti

Ky sport po zhvillohet shumë | Arjen Robben fillon karrierën profesioniste në Padel

09/07/2025 11:59
nga:Lorik J

Robben filloi një karrierë të re si lojtar profesionist i padelit.

Në moshën 41 vjeç, ai debutoi në CUPRA FIP Tour, duke fituar ndeshjen e tij të parë në raundin kualifikues të FIP Bronze në Westerbork.

Siç raporton “Marca”, Robben, së bashku me partnerin e tij Werner Lutsma, mposhtën Ralf Boekema dhe Marc Veldmaa me rezultatin, 4-6, 6-3, 7-6.

Aventura e tyre përfundoi në raundin kryesor, ku humbën ndaj Sten Richters dhe Thijs Roper me rezultatin 1-6, 0-6.

/GazetaBlic Sport