Geek

Ky shtet miraton ligjin: Kamerat dhe mikrofonat e telefonave mund të ndizen pa dijen e përdoruesit

07/06/2023 14:45
nga:Mergim Rreci

Parlamenti francez i ka dhënë dritën jeshile ligjit i cili autorizon shtetin që ndez nga distanca kamerat dhe mikrofonat telefonikë në disa hetime, pa dijeninë e personave.

Kjo masë sipas raportimeve ka dy qëllime. Njëra është gjeolokimi në kohë reale për disa shkelje dhe ana tjetër është se aktivizimi i mikrofonave dhe kamerave për kapjen e tingujve dhe imazheve, të cilat do të rezervoheshin për rastet e terrorizmit, delikuencës dhe krimit të organizuar.

Ministri i drejtësisë në Francë tha se këto teknika veçse aplikohen, por vendosja e fenerëve në mikrofonë dhe kamera sjell rreziqe për hetuesit, prandaj sipas tij, kjo dispozitë është e rrethuar me masa mbrojtëse të rëndësishme.

Zbatimi i kësaj duhet të miratohet nga një gjykatës.

Ligji është kundërshtuar nga disa eksponentë politikë, por megjithatë ka marrë votat e nevojshme për t’u miratuar.